
Komentatori politik Halil Matoshi e ka quajtur lajm të mirë që Asambleja i tha po anëtarësimit të Kosovës në KiE.
Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal10, ka thënë se me pranimin e Kosovës në KiE do festonin dhe fqinjët
Matoshi ka thënë se është fat i mirë që gjeopolitika i ka buzëqesh Kosovës.
“Dhe, padyshim nuk mund të mohohet fakti se Kosova e ka mbërri një pjekuri në zgjedhje të lira në demokraci dhe në drejtat e njeriut. Së paku është një traditë e mirë në Kosovë, në zgjedhje dhe në respektimin e drejtave të njeriut”, ka thënë Matoshi.
Ai tutje ka thënë se pranimi eventual në maj i Kosovës në Këshillin e Evropës u jep më shumë fuqi dhe zë Komunave dhe njerëzve që jetojnë në tor, përfshirë edhe pakicat kombëtare, përfshirë edhe serbët.
“Ata mund të kërkojnë të drejtën e tyre enevtuale të shkelur edhe në Strasburg”, është shprehur Matoshi. /GAZETA10/