Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Matoshi: Me zgjedhjet në veri humbi fytyra e shtetit, ku po e dërgoni Kosovën?

Gazeta10
24 April 2023 - 21:06

Gjatë debatit mbi zgjedhjet në veri në emision “Politiko” me Kushtrim Sadiku, i ashpër me Agim Bahtirin u treguar analisti Halil Matoshi, i cili tha se me këto zgjedhje humbi demokracia, legjitimiteti dhe fytyra e Kosovës sepse pamjet e kontejnerave nepër male, e jo nepër fshatra ku duhet me votu qytetarët serb të Kosovës, kontejnere ku duhet me shku me votu arushat apo kush, ka pyetur ai Agim Bahtirin.

“Asnjë votë nuk është në Gazivodë, si me vendos vendvotim në pikën policore”, ka pyetur Matoshi.

Sipas tij serbët e Kosovës nuk dalin në zgjedhje me ftesa të Kryeministrit e Presidentes, ata e kanë të garantuar të drejtën e votës.

Matoshi sistemin politik në vend e ka quajtur demokraci nominale që po rreshqet kah tirania.

“Vuçiqi me largimin e serbeve nga institucionet e vendit  e ka humb atë që po kërkon, asociacionin”,

Qeverisje pa mend dhe pa kry e ka quajtur qeverinë Kurti analisti Matoshi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.