
Opinionisti politik, Halil Matoshi teksa fliste përball deputetit të lëvizjes Vetvendosje, Enver Dugolli deklaroi se ai dhe të tjerët e asaj partie nuk guxojnë të “ndihen” pa lejen e Dejona Mehalit dhe Albin Kurtit.
Sipas Matoshit gjendja politike në vend ndodhet në një katrahurë antishtet, raporton Gazeta10.
“Kjo katrahurë e tmerrshme ideologjike antishtet po zgjat qe pesë vjet. Kurrë nuk kisha besu që bjen në nivel me u bombardu me lajme të këqija të nivelit të kafehaneve”, deklaroi ai.
E sipas tij, Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Kusari-Lila është viktimë e dikujt tjetër.
“Mimoza Kusari është viktimë kolateral e këtyre, sepse ajo ka fol në emër të shefit të saj. Kurrë pa Albin Kurtin këta nuk guxojnë me çel gojen bre, domethanë para Albin Kurtit e Dejona Mehalit këta nuk guxojnë me u ndi”, shtoi ai.