
Komentatori politik Halil Matoshi ka deklaruar se zgjedhja e presidentit është një çështje urgjente për Kosovën, duke iu referuar edhe situatës aktuale me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Në Adresa , Matoshi ka vlerësuar se presidenti duhet të zgjidhet nga një Kuvend i konstituuar dhe legjitim, e jo nga një legjislaturë që tashmë e ka përfunduar mandatin.
“Presidenti është urgjencë e këtij vendi, për arsye se Albulena Haxhiu është ushtruese e detyrës së presidentes. Por nuk ka më arsye të votohet nga një legjislaturë që e ka kryer mandatin”, është shprehur Matoshi.
Sipas tij, zgjedhja do të ishte e drejtë nëse Kuvendi do të ishte i konstituuar.
“Do të ishte e drejtë po të ishte i konstituuar Kuvendi, por jo me një legjislaturë të kaluar”, ka deklaruar ai.