
Vendimi i sotëm i Qeverisë për të hapur kufirin në Merdar për kalimin e mallrave shkaktoi reagime të shumta, raporton Gazeta10.
Në emisionin e kanal10, “Politiko” opinionisti Halil Matoshi kritikoi qeverinë për disa nga veprimet e bëra teksa pyeti edhe nëse ka pasur ndonjë rast kur në kufi është gjetur armatim.
“Nuk e mohoj që Serbia me mujt shtin armatim por unë e shtrova pyetjen, a zënë dikush a nuk u zënë”,
“z.Gashi, së pari nuk ka shtet në botë që merr vendime shtetërore me telefon. A e di cilat janë pasojat, i ke rreziku marrëdhëniet me aleatë, Ceftën, procesin e Berlinit por ky e ka luajtur një makiavelist”, deklaroi Matoshi.