
Zgjatim e patericë të pushtetit e ka quajtur partinë Guxo, komentatori politik Halil Matoshi në Politiko të Kanal10.
Në debat me bashkëkryesuesin e Guxo, Faton Pecin, Matoshi theksoi se në ky subjekt politik është duke qenë në listën e VV-së në Kuvendin e Kosovës, ajo është shkrirë në këtë parti.
“Guxo në Kuvendin e Kosovës është e shkrirë në Vetëvendosje. Guxo është zgjatim i Vetëvendosjes. Është patericë në pushtet. Është në listën e VV-së. Unë e shtrojë çështjen pse një votues i Kosovës nga trupi elektoral i Republikës, duhet ta votojë një zgjatim, një patericë tu qenë me votu drejtpërdrejtë VV-në”, i tha Matoshi – Pecit në Politiko. /Gazeta10