Gazeta10

Matoshi për Asociacionin: Jemi në situatë – merre ose leje

Sipas Halil Matoshit, Kosova ndodhet mes dy zgjedhjeve për marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumnicë Serbe.

Komentatori politik tha se njëra prej tyre ëshhtë zbatimi i kësaj marrëveshje sipas Ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës, apo përplasja me bashkësinë ndërkombëtare për këtë marrëveshje, shkruan Gazeta10.

Matoshi ka vlerësuar se përgjatë dhjetë viteve, që nga nënshkrimi i kësaj marrëveshje, Kosova vetëm ka humbur kohë, nëse duhet apo jo të zbatohet marrëveshja e nënshkruar në Bruksel nga Kosova e Serbia.

“Marrëveshja për Asociacionin është Ligj i joni, që kosovarët s’po dojnë me zbatu. SHBA-të si hisedare në lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, nuk dëshironë të mos jemi aq serioz sa të mos i zbatojmë Ligjet tona. Ne po dëshmojmë se nuk jemi serioz në shtetmbajtje, sepse shtetet serioze i zbatojnë ligjet e veta. Ne i kemi vetëm dy zgjidhje, zbatimi i Asociaicionit me Ligj të Kosovës, si dhe përplasja me Amerikën, perëndimin. Tash duhet me zgjedh, a ja qetë Kosovës me u përplasë me Amerikën, apo jo. Fiks janë 10 vjet që ne i kemi humbë me një Ligj tonin, ku hamendemi se a duhet me u zbatu apo jo. Qysh është paraqit nga Presidentja dhe Kryeministri është një far lloj shantazhi ndaj popullit kosovarë, pasi që asnjëherë askush nuk ka thënë që të jetë kundër Kushtetutës së vendit tonë, tash jemi në situatën mere ose leje”, tha tutje Matoshi në Politiko. /Gazeta10

NË FOKUS

ssssssssssss
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike nga Kosova
Capture-83
Nënë e bijë në Fushë-Kosovë dyshohet se u plagosën për çështje pronësore
kurti-albin-1-1500x1000
6 kushtet e Albin Kurtit për pranimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe
csfsdcfs
Prishtina Mall, investimi më i madh privat nga paslufta në Kosovë
ddddddddddddddddddddddaaaaaaaa
Lushtaku i PDK-së: Unë e mbështes qëndrimin e Kurtit, Kosovës nuk i duhet Asociacioni
w_57794423-920x560-1
Kryeministri kroat i reagon presidentit Milanoviq: Kosova është shtet i pavarur, s’e ka aneksuar askush
327879897_515184650744611_8125306403054678261_n
Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë
324383982_1231481120778257_7716010291127426959_n
Prishtina Mall, mrekullia arkitektonike dhe ekonomike nga Kosova