
Këtë të martë në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun po diskutohet për përplasjet politike për përgjimet mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lilës dhe ish-shefit të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, Sllavko Simiq, e të ftuar janë analistët Blerim Gashi, Halil Matoshi, Branislav Kërstiç, Viktor Buzhala dhe Fatime Hajdari.
Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi ka thënë se politikanët në Kosovë gjithmonë kanë qenë në komunikim me Listën Serbe dhe se nuk i lë përshtypje biseda e Kusari-Lilës me Simiqin.
Më të dëmshme, Matoshi i konsideroi bisedat e Dejona Mihalit dhe Nagip Krasniqit.
Ai tha se koordinatorja e VV-së i mban të gjithë penjtë e sistemit në dorë, teksa nuk kurseu as opozitën duke thënë se “Edhe opozitën e ka në dorë sepse po iu frikësohet”.
“Ni përfaqësuese e VV-së ta mban në dorë krejt Kosovën, kur ka dritë e kur ka terr. Kjo është fatale, për këta shqiptarët duhet me u çu në këmbë me hangër në dhëmbë vetëveten, mos me flejt 24 orë, e 40 orë, por duhet me u çu në këmbë”, tha Matoshi. /Gazeta 10/