
Komentatori politik, Halil Matoshi i ftuar në Politiko të Kanal 10 deklaroi se partia politike e cila aktualisht është duke e udhëhequr vendin, Lëvizja Vetvendosje, problemet politike duhet t’i zgjedh me politikë e jo sikur që është duke vepruar tani.
“Territori kushtetues i republikës së Kosovës kërkon zgjidhje politike dge çështja e territoreve të saj është zgjidh në 2008-tën”, deklaroi Matoshi.
Sipas tij, freskimi në liqenin e Ujamanit do të ishte normale sikur aty të ishin edhe komunitetet tjera por jo të ruajtura nga njësi speciale policore.
“Ne e kemi problemin që Vetvendosja kurqysh me e pranu, kurqysh me e kuptu që problemet politike zgjidhen me politikë në Prishtinë, jo tek ura, jo me hapje të urës, jo duke u larë, jo duke e hequr “zdralin” në Ujman. Sepse për me shku me u la do të ishte normale me u la krejt qytetarët, domethënë edhe serbët edhe shqiptarët edhe të tjerët, por pa polici speciale aty, pa u rujt sikurse që ishte videoja sot”, deklaroi Matoshi