Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mauro Icardi rikthehet në Itali

Gazeta10
04 May 2023 - 16:22

Sulmuesi Mauro Icardi është shumë pranë kthimit në kampionatin italian.

Mediumi italian “Gazzetta dello Sport” ka raportuar se argjentinasi sipas të gjitha gjasave do t’i bashkohet Romës këtë verë.

Ështe Jose Mourinho ai i cili e ka piketuar Icardin si një objektiv të merkatos dhe ka kërkuar transferimin e tij pasi që po kërkon të përforcojë edhe më shumë sulmin e “Giallorossëve”.

Icardi në anën tjetër, thuhet se ka dhënë sinjale pozitive dhe i ka pëlqyer ideja e rikthimit ne Serie A. Klubi italian mësohet se tani është duke negociuar me Paris Saint-Germainin për transferimin etij.

Roma ka ofruar 15 milionë euro për 30-vjeçarin, i cili aktualisht është i huazuar te Galatasaray.

Icardi ka kontratë me Parisin deri në vitin e ardhshëm, ndërsa para fillimit të këtij sezoni u huazua tek ekipi turk, i cili nuk ka shprehur gatishmërine për të blerë përfundimisht  kartonin e tij.

Në 21 ndeshje të luajtura me Galatasarayn deri më tash, Icardi ka shënuar 15 gola dhe ka bërë 8 asistime.

Kjo nuk do të ishte hera e parë që Icardi luan në Itali, pasi që më herët ishte pjesë e skuadrave si Sampdoria dhe Inter.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.