
Me Çmimin e Madh të Abu Dhabi në pistën e Yas Marina, është mbyllur vitit 2023 në Formula 1.
Kampioni i shpallur prej disa javësh, Max Verstappen dominoi edhe në garën e fundit të sezonit duke triumfuar në Lindjen e Mesme dhe duke koleksionuar triumfin e 19 sezonal nga 22 gara në total.
Një dominim total i holandezit dhe RedBullit që mbyllin kështu një tjetër vit mjaft të suksesshëm.
Ndërkohë, sa i takon garës, Charles Leclerc e mbylli në vendin e dytë. Megjithatë, ky sukses i pilotit nuk i mjaftoi Ferrarit që ta mbyllte në vendin e dytë garën për konstruktorë.
Një pozicion që në fund i përket Mercedesit teksa në pistën e Yas Marina, dy pilotët e skuderisë gjermane, Russell dhe Hamilton e mbyllën garën respektivisht në vend të tretë dhe nëntë.