Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Mbahet ceremonia mortore për viktimat në aksidentin e helikopterit në Ukrainë

Gazeta10
21 Janar 2023 - 14:52

Në Ukrainë është mbajtur ceremonia mortore për ministrin e Brendshëm ukrainas, Denys Monastyrskyi dhe zyrtarët e tjerë që humbën jetën në aksidentin e helikopterit që ndodhi në qytetin Brovary në rajonin e Kievit në Ukrainë.

Ceremonia mortore për ministrin Monastyrskyi dhe 7 zyrtarët e tjerë të ministrisë që humbën jetën në aksident u mbajt në “Shtëpinë e Ukrainës” në Kiev.

E mbajtur nën masa të gjera sigurie, në ceremoni mori pjesë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta10.

Zelensky dhe bashkëshortja e tij Olena Zelenska, u takuan me të afërmit e atyre që humbën jetën në aksident dhe shprehën ngushëllimet e tyre.

Në aksidentin e helikopterit që ndodhi në orët e para të mëngjesit të 18 janarit, humbën jetën 14 persona, përfshirë edhe ministrin Monastyrskyi.

Ndërkohë vazhdon hetimi i nisur lidhur me aksidentin nga Shërbimi i Sigurimit të Ukrainës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
10 Maj 2026
Uncategorized
24 Prill 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.