
Kylian Mbappe mund të shkojë në Madrid së bashku me vëllain e tij.
Familja e futbollistit të Paris Saint-Germainit e ka sugjeruar Real Madridin që ta transferojë edhe vëllain më të ri të futbollistit, Ethan Mbappe, njofton spektakli televiziv spanjoll “El Chiringuito”.
Kontrata e Ethan Mbappe me PSG-në do të skadojë po ashtu më 30 qershor dhe ai do të jetë lojtar i lirë nga 1 korriku, sikurse vëllai i tij i madh.
Ai luan në pozitën e mesfushorit qendror, për dallim nga kampioni i botës në Kupën e Botës 2018, i cili luan si sulmues.
Natyrisht, për Mbappen do të ishte një plus i madh nëse edhe vëllai i tij i vogël do t’i bashkohej në “Santiago Bernabeu”.
Përfaqësuesi francez po i kalon muajt e fundit të eksperiencës së tij në “Parkun e Princave”, ndërsa gjatë verës që vjen pritet ta realizojë ëndrrën fëmijërore për t’u veshur me fanellën e bardhë.