Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mbappe te Reali, PSG piketon sulmuesin e kombëtares angleze

Gazeta10
19 February 2024 - 14:21

PSG ka shtuar Marcus Rashford në listën e dëshirave për të zëvendësuar Kylian Mbappe, kur ky i fundit të largohet në verë.

Prej disa vitesh Mbappe ishte lidhur me një largim nga “Parc des Princes”, por në fund të këtij sezoni nuk ka më kthim mbrapa. Me Real Madridin destinacionin më të mundshëm.

Telenovela e gjatë e 25-vjecarit mori një kthesë vendimtare këtë javë, me Mbappe që informoi klubin që do të largohet me parametra zero kur t’i përfundojë kontrata në verë.

Sipas një raportimi nga The Times, drejtori sportiv i PSG, Luis Campos, sheh Rashford si zëvendësuesin e francezit.

Sulmuesi i Manchester United është diskutuar për t’u bërë pjesë e parisienëve edhe në verën e 2022. Para se të zgjidhte qëndrimin në “Old Trafford”.

Në sezonin e kaluar, 26-vjecari ishte protagonisti kryesor i “Djajve të Kuq. Teksa realizoi 30 gola në 56 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Megjithatë, në këtë vit nuk ka shfaqur të njëjtin rendiment. Në 23 ndeshje të Premier League ka gjetur vetëm pesë herë rrugën e rrjetës.

Një tjetër kandidat kryesor për t’iu bashkuar kampionëve të Francës në verë është edhe Victor Osimhen i Napolit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.