Policët e liruar tanimë kanë arritur në Kosovë., raporton Gazeta10.
Me shumë emocione dhe lot ata janë mirëpritur nga kolegët e tyre policë, që shkuan pak më parë me mjete e tyre për t’i marrë.
Njëri nga policët e arrestuar shihet teksa fshin lotët pas përqafimit nga kolegët e tij.
Policët e Kosovës u rrëmbyen me 14 qershor në pikën kufitare Bajr, brenda territorit të Kosovës nga forcat serbe.
Ndonëse u liruan, Serbia ka konfirmuar aktakuzën ndaj tyre dhe ka thënë se ata do të mbrohen në liri.
Për këtë reagoi ministri Sveçla i cili tha se kjo është lojë e agresorit serb./Gazeta10




