Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbi 3000 raste të vjedhjeve në Kosovë

Gazeta10
16 August 2023 - 21:12

Raporti: Saranda Alshiqi
Vjedhjet e shumta në vend po konsiderohen problematike e shqetësuese. Numri i tyre vazhdon të rritet, i cili vetëm nga janari deri në qershor arriti shifrën mbi 3000 raste të raportuara. Ekspertë të sigurisë e sociologë e lidhin këtë fenomen me çështjen e mungesës së sigurisë e drejtësisë, e po asht edhe me faktorin ekonomik.

Vjedhjet nëpër shtëpi e lokale e vendbanime të ndryshme, janë kthyer në shqetësim të madh për qytetarët.

Krahas krimeve të rënda, rritje kanë shënuar vjedhjet e rënda në vend.

Vetëm në gjashtë mujorshin e parë të këtij viti sipas Policisë së Kosovës  janë raportuar 2100 raste të klasifikuara si “Vjedhje” dhe 1441 raste si “Vjedhje e Rëndë”.

“Referuar kërkesës suaj të mëposhtme në vijim keni numrin e rasteve nga veprat penale Neni 313 “Vjedhje” dhe Neni 315 “Vjedhje e rëndë” për periudhën kohore janar-qershor 2023.

Neni 313 Vjedhje, 2100 raste të raportuara

Neni 315 Vjedhje e Rëndë 1441 raste të raportuara”

Këtë fenomen sociologët po e lidhin me faktorin ekonomik.

Sociologia Flaka Ymeri thotë se shkalla e lartë e varfërisë dhe papunësisë janë faktori kryesor i vjedhjeve të shumëta derisa e konsideron shqetësuese atë.

Ndërsa eksperti i sigurisë, Drizan Shala thotë se siguria është duke çaluar dhe se ka mungesë të drejtësisë në këtë çështje.

Raste të tilla vazhdojnë të raportohen nga rajone të ndryshme, në të cilat përfshihen stoli, sende me vlerë e shuma të mëdha parash./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.