Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbi 9 milionë euro dëmet e shkaktura nga vërshimet në Mitrovicë

Gazeta10
15 February 2023 - 13:02

Vlera e dëmeve nga vërshimet me të cilat u ballafaqua  Mitrovica para një muaji llogaritet të jenë milionëshe, raporton Gazeta10.

Kështu ka bërë të ditur  nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, gjatë një interviste për KosavaPress.

Tahiri ka njoftuar se vlera e dëmeve kap shifrën e mbi 9 milionë eurove, ka bërë me dije se vërshimet më së shumti kanë prekur ekonomitë familjare, bizneset private, infrastrukturën publike e bujqësinë.

Nënkryetari tregoj edhe se komuna ka ndarë 500 mijë euro për familjet e prekura.

“Në bazë të raporteve profesionale që i kanë bërë zyrtarët e komunës së Mitrovicës, 10 shtëpi janë të pabanueshme, pra janë të dëmtuara tërësisht, ndërsa 200 shtëpi janë dëmtuar pjesërisht. Pra ato mund të renovohen dhe ka mundësi që të bëhen të jetueshme përsëri… Ne kemi arritur ta finalizojmë raportin dhe në bazë të këtij raporti dëmi në Komunën e Mitrovicës së Jugut është 9 milionë e 100 mijë euro. Këtu përfshihen bizneset private, ekonomitë familjare, infrastruktura publike, objektet publike, vlera në sektorin e bujqësisë”, ka thënë Tahiri.

Tahiri theksoi edhe krijimin e fondit prej gjysmë milion euro nga ana e komunës për familjet e prekura nga këto vërshime, derisa e potencoi si shumë të rëndësishme faktin që në këto vërshime përveç dëmeve materiale nuk ka pasur humbje në njerëz.

“Tek mbështetja, dua t’i falënderoj njerëzit e vullnetit të mirë, organizatat bamirëse në Mitrovicë, Kosovë, mirëpo edhe në viset e tjera me shqiptarë… I kemi mbështetur me pako ushqimore, batanije, gjëra higjienike… Si komunë kemi bërë strehimin e familjeve në nevojë, nëpër shtëpi, banesa private, ku komuna ka marrë përsipër t’ua mbulojë qiratë, gjithashtu edhe nëpër hotele të qytetit. Është e rëndësishme që nuk kemi pasur asnjë jetë të humbur, asnjë individ dhe familje nuk ka mbetur në rrugë… Përtej kësaj, ne si ekzekutiv kemi propozuar dhe është aprovuar me votë unanime nga asamblistët e Kuvendit Komunal… një fond prej 500 mijë eurosh, i cili do të jetë i dedikuar për familjet e prekura”, u shpreh Tahiri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.