Gazeta10

Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete që mund të hapet vetëm në vitin 2085

Mbretëresha Elizabeth II ka lënë një letër sekrete që mbahet brenda një kasaforte në ndërtesën historike të Mbretëreshës Victoria të Australisë.

Sipas burimeve, letra nuk duhet të hapet për 63 vjet të tjera, ndërsa ka 36 vjet që mbahet aty.

Letra është shkruar nga Mbretëresha në nëntor 1986 gjatë një vizite shtetërore në Sidnei. Gjithashtu janë dhënë udhëzime të qarta se kur përmbajtja e letrës duhet të zbulohet për publikun.

Në letrën e shkruar nga Mbretëresha drejtuar Kryetarit të Bashkisë së Sidneit, Australi thuhet: “Përshëndetje. Në një ditë të përshtatshme të zgjedhur nga ju në vitin 2085, ju lutemi hapni këtë zarf dhe përcillni tek qytetarët e Sidneit mesazhin tim për ta.”

Ndërtesa në të cilën ruhet kasaforta u përurua në 1898 për t’i bërë nderime Mbretëreshës Victoria në jubileun e saj të Diamantit.

Monarku britanik mbetet kreu i shtetit në Australi. Në vitin 1999, vendi pati një referendum për të vendosur nëse donte të bëhej republikë.

Megjithatë, 54% e popullsisë në atë kohë mbajti anën e Mbretëreshës duke vendosur që të mbetet kreu i shtetit. Për rrjedhojë, posti i kreut të shtetit të Mbretëreshës mbeti i pashfuqizuar,  shkruan Daily Mail.

Mbretëresha e ndjerë vizitoi për herë të parë Australinë në vitin 1954. Ajo ishte monarkja e parë në fuqi që vizitoi vendin. Në total, Mbretëresha Elizabeth II e ka vizituar Australinë 16 herë./Gazeta10

NË FOKUS

gresa
Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj që u godit nga një veturë
shkurtja hajrushi
Burri i Shkurte Fejzës goditet nga një veturë
ermal
“Po lajmëroj largimin tim…”, Ermal Fejzullahu habit me postimn e fundit
policia-naten-1-600x347-1
Rast tragjik në autostradën ‘Arbën Xhaferi’: Kjo është e reja që u gjet pa shenja jete
hajrush shkurte
Spitali i Prizrenit deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të burrit të Shkurte Fejzes
ajazi
Dy muaj pasi humbi fëmijën, ndërron jetë drejtoresha e Dhomës Ekonomike të gruas
gresa
Gresa Behluli del me një njoftim të rëndësishëm pasi babai i saj u godit nga një veturë
reagimi-Behluli
Burri i Shkurte Fejzës i reagon ashpër Shefqet Krasniqit, e quan atë psikopat