
Djali i Mbretëreshës Elizabeth II, Charles do të jetë në fronin e Mbretërisë së Bashkuar me emrin Mbreti Charles III.
CNN raporton se kjo është konfirmuar nga vetë familja, transmeton Gazeta10.
Familja mbretërore ka lëshuar një deklaratë në emër të Mbretit të ri Charles, pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II. Mbreti Charles shprehu dhimbjen për humbjen e nënës dhe sovranes së Britanisë, e cila sipas tij do të ndihet në mbarë botën./Gazeta10