Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mbrojtja citon Sheshelin: Nëse NATO na bombardon, në Kosovë s’do të mbetet asnjë shqiptar

Gazeta10
04 April 2023 - 11:06

Gjatë shpalosjes së argumenteve mbrojtëse, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka prezantuar një video në të cilën ultra-nacionalisti serb Vojislav Sheshel kërcënonte se “nëse NATO do të bombardonte Serbinë, do të kishte ca viktima serbe, por asnjë shqiptar nuk do të mbetej në Kosovë”.

Shesheli, i dënuar për krime lufte, asokohe kishte hyrë në koalicion me presidentin serb Slobodan Millosheviq. Paralajmërimi i tij për spastrim etnik dhe vrasje të shqiptarëve filloi pak ditë pas kësaj deklarate, në mars të vitit 1999.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.