
Në emisionin PolitikOFF, me gazetarin Kushtrim Sadiku, në Kanal 10, Ambasadori i Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, ka folur rreth mbylljes së Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, duke thënë se bashkëpunimi i shtetit norvegjez me Kosovën do të jetë i paprekshëm por që sipas tij ata duhet të përfaqësohen në Kosovë nga një pozicion tjetër.
“Qeveria ime sigurisht që do të vazhdojë të punojë me Kosovën dhe miqësia do të mbetet e paprekur”, tha Ambasadori.
Ai tutje tha që shteti që ai përfaqëson bashkë me disa shtete tjera janë duke finalizuar një marrëveshje të re të tregtisë së lirë me Kosovën, e cila sipas tij do të finalizohet në fund të këtij viti.
Ai tutje tha që në Norvegji kemi rreth 20 mijë familje shqiptare, “dhe ato sjellin aktivitete biznesi në të dy drejtimet”.
“Unë e dua Kosovën dhe njerëzit, jam me juve, faleminderit shumë”, ka thënë Ambasadori norvegjez, Jens Erik Grondahl. /Gazeta10/