Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbyllja e Bankës në veri, avokati Musa: Përveç konfiskimit të mjeteve është dashur të ketë edhe të arrestuar

Gazeta10
21 May 2024 - 17:49

Mbyllja e Bankës Postare të Kursimeve të veri të Kosovës e cila funksiononte ilegalisht në këtë pjesë të vendit, ka nxitur reagim të madh të bashkësisë ndërkombëtare.

SHBA, Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian e kanë kritikuar këtë veprim të institucioneve të Kosovës, duke e quajtur vendim të pakoordinuar me aleatët dhe që mund të nxisë tensione në këtë pjesë të vendit.

Avokati kosovar, Skendër Musa e ka quajtur të ligjshëm vendimin e institucioneve të Kosovës për mbylljen e kësaj Banke.

Në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10, Musa ka thënë se shteti i Kosovës ka të drejtën ligjore që t’i mbyllë institucionet e jashtëligjshme që veprojnë në çdo pjesë të vendit.

Mirëpo ai ka pas kritika ndaj organeve të sigurisë për mos arrestimin e personave të cilët po ushtrojnë funksione publike në kundërshtim me shtetin e Kosovës, raporton gazeta10.

“Përveç parave të sekuestruara është dashur të konfiskohen edhe aparaturat e atyre institucioneve dhe të arrestohen personat që janë marrë me këtë veprimtari dhe kanë punuar në këto institucione të jashtëligjshme”, ka thënë Musa.

“Nuk mund të themi se kemi të bëjmë me vendosje të ligjshmërisë ku përveç konfiskimit të disa mjeteve financiare dhe mbylljes së këtyre institucioneve nuk kemi edhe të arrestuar.  Mendoj qe personat që kanë punuar në këto institucione ilegale është dashur të arrestohen”, ka thënë Musa./Gazeta10/

Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë:  

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.