Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Me 30 shtator Gjykata Kushtetuese do të konstatojë shkeljen nga Dimal Basha…” /Fidan Rama

Gazeta10
18 Shtator 2025 - 23:47

Komentatori politik, Fidan Rama, ka paralajmëruar një vendim të rëndësishëm nga Gjykata Kushtetuese më 30 shtator, i cili sipas tij do të konstatojë shkelje nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Ky vlerësim i tij vjen në një kohë kur pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese, pasi pezulloi punën e Kuvendit për 30 ditë.

“Me 30 shtator Gjykata Kushtetuese nxjerr vendimin e fundit, unë po e përmendi një skenar që sipas meje, pak është i bazuar në analizë, me 30 shtator gjykata do të konstatojë shkeljet kushtetuese nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, që lidhen me votimin ndaras të dy nënkryetarëve për minoritetet she çështjen e shortit, këto do të jenë dy shkeljet”, tha Rama.

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.