Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Me Adem Hoxhën e prish sportin”, Matoshi për Kurtin: E takoi përfaqësuesin e Listës Serbe

Gazeta10
03 April 2025 - 21:21

Komentatori politik, Halil Matoshi ka kritikuar kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për takimin me Adem Hoxhën, pasi sipas tij, Hoxha është përfaqësuese i Listës Serbe.

Matoshi ka thënë se Hoxha çdo herë ka qenë pjesë e Grupit Parlamentarë të Listës Serbe.

“Z.Kurti në rend të parë si lider i madh e jo si një njeri që don me i fitu zgjedhjet e ardhme do të duhej që së pari të diskutonte me partitë e shumicës, me opozitën parlamentare që kanë numra. Takimi me Adem Hoxhën e prish spotin sepse Adem Hoxha është përfaqësues i Listës Serbe dhe nuk mundet militantëve të LVV-së z.Kurti me iu shit kopalla se ai kurrë nuk do të qeverisë me Listën Srpska sepse Adem Hoxha është në listën fituese të Listës Serbe”, ka thënë Matoshi.

Tutje,  Matoshi në “Politiko” ka thënë se Kurti fillimisht do të duhej të takohej me partitë e shumicës, partitë opozitare.  /Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.