Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Me ardhë me nejt ju këtu është tmerr”- Çifti i moshuar nga Skenderaj rrëfejnë për kushtet e rënda të jetesës

Gazeta10
05 September 2023 - 17:10

Në emisionin më të ri në televizionin Kanal10, “Raport” është transmetuar historia e një çifti të moshuar i cili jeton në një fshat të braktisur të Skenderajt.

Enver Imeri ka rrëfyer për vështirësitë me të cilat ai dhe bashëshortja e tij përballen për çdo ditë në fshatin Vajnikë.

Çifti tregon se shtëpinë ku tani jetojnë është e ndërtuar nga një shoqatë daneze.

“Shtëpinë ku jetojmë na e kanë siguru një shoqatë daneze edhe është e vështirë në këtë moshë që jemi na me ja dal me këto kushte që jetojmë”, ka thënë ai.

I moshuri Enver Imeri  për Kanal10 ka treguar se është invalid i luftës së UÇK-së dhe se gjendja shëndetësore e tij është e rënduar dhe të ardhurat e tij nuk mund t’i mbulojnë as shpenzimet tjera të jetesës.

“Me ardhë me nejt ju këtu është tmerr, sidomos natën është krejt terrë, unë jam veteran i luftës, nuk ja ka ni kërkujt hiq për mua, gjendja ime është shumë e rëndë”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.