Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Me ‘artoparlant’ e don kthimin në Kosovë” / Maloku komenton kërcënimet e Serbisë ndaj Kosovës

Gazeta10
10 Korrik 2024 - 18:45

Njohësi i zhvillimeve politike Albinot Maloku ka komentuar çështjen e deklaratave për kërcënime të vendit nga Serbia, raporton gazeta 10.

Sipas Malokut, ato nuk janë risi për vendin pasi janë përcjellur me vite po të njejtat veprime nga shteti fqinj.

“Kërcënime për Kosovën ka pasur dhe kjo nuk është diçka e re, në anën tjetër shfrytëzime për sulme politike, këto tri katër vitet e fundit ka qenë më kërcënuese duke i parë këto lëvizjes e Kosovës, pat njohje, pat lëvizje dhe në një moment u shfrytëzua edhe aspketi juridik”, deklaroi Maloku.

Tutje, sipas tij, paralajmërimet e shpeshta sollën disa efekte negative për vendin.

“Në rrafshin e paralajmërimit të shpesht se po kërcënohemi nga Serbia, se kemi këtë situatë konsideroj se në aspektin strategjik politik të republikës së Kosovës nuk kanë qenë edhe të mira. Nëse gjatë gjithë kohes i tregohet popullatës se jemi të kërcënuar, keni parasysh se ka ngecje, ngase të gjithë ata që dëshirojnë të investojnë vend të largohen si pasojë e kërcënimeve, pastaj popullata nuk ndihet mirë, kemi ikje të madhe këto vitet e fundit e nëse i shtohet edhe kjo pjesë do ketë prap dalje”, tha Maloku.

Maloku tha se kërcënimet e Serbisë nuk duhet të prezentohen 24 orë pasi Kosova ka rendet e saj të sigurisë.

“Kërcënimet e Serbisë se ushtria do të kkthehet në Kosovë nuk janë të reja për mua, të reja për mua do të ishin sikur rrugë zgjidhje.

Sulmi terrorsit në Banjskë ishte akt terrosrsit i cili ndodhi dhe nëse unë rregullisht do të them se e kemi këtë artportlantin, se kur ushtria do të kthehet në Kosovë. Por republika e Kosovës i ka disa segmente të sigurisë në vend. Për mua nuk duhet të prezentoj 24 orë shqetësim kjo çështje për faktin se janë punët e ndara”, përfundoi Maloku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.