Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Me Google s’mahet shteti”- Përplasen Hajdari-Matoshi: Drejtësia të shkojë në shtëpi

Gazeta10
26 April 2023 - 22:01

Si një mision tepër i vështirë për partinë në pushtet, sipas komentatores politike, Fatime Hajdari, po del të jetë ‘’çkapja e drejtësisë’’, shkruan Gazeta10.

Hajdari ka thënë se në sistemin e drejtësisë së Kosovës ka degraduar gjithçka dhe se është shumë e vështirë të bëhet funksional.

“ S’e kam prit që ka me qenë më e lehtë çkapja e drejtësisë, sepse e kemi ditë si ka qenë. S’mendoj se ka tendencë për kapje, ka tendencë me u ballafaqua me çkapjen e këtij sistemi të drejtësisë. Arsyeja se përse do të ketë ndeshje me të madhe është se disa njerëz kanë frikë, arsyeja se secili ligj po përfundon në Kushtetuese tregon shumë çka. Nuk mundesh me pretendu që brenda këtij sistemi me rregullu diçka e më bë funksionale. Ka degraduar gjithçka.”, tha ajo në “Politiko”.

Por, si një zgjidhje për këtë problem, Hajdari e sheh reformën në drejtësi ku sipas saj një e tillë nënkupton që i tërë sistemi i drejtësisë “të shkoj në shtëpi” dhe të punësohen gjeneratat e reja.

“Përderisa sot në Kuvendin e Kosovës merren shembuj se si janë liruar njerëz nga burgu, mua ky sistem i drejtësisë nuk më duhet i riparuar, më duhet me shku në shtëpi. Me fillu një sistem drejtësie prej pikës zero. Kemi gjenerata të reja që s’kanë nevojë me i sherby asnjë partie dhe që kanë me sjellë drejtësi për shtetin e vet.”, tha ajo.

Madje, Hajdari ka thënë se Blerim Isufaj nuk është dashur as të pretendoj postin e kryeprokurorit sepse sipas saj “Ambasada Amerikane ka thënë se nuk është figura më e mirë e mundshme”.

Në këtë pikë, opinionisti Halil Matoshi është përplasur me Hajdarin duke i thënë se ku e ka lexuar këtë raport të SHBA-ve, e njëjta i tha kërkoje në “Google”, gjë që bëri të reagoj vrullshëm Matoshi duke i thënë “Me Google s’mahet shteti oj zonjë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.