Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Me kë mund ta bëjë Qeverinë Lëvizja Vetëvendosje? – Ja si përgjigjet Albulena Haxhiu

Gazeta10
01 September 2025 - 22:22

Ish ministrja e Drejtësisë tashmë nënkryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu është e ftuar sonte në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Nënryetarja e Kuvendit të Kosovës Albulena Haxhiu në emisionin “Politiko” Ka treguar se me cilen parti mund ta bëjë Qeverinë Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo së pari tha se me Partinë Demokratike të Kosovës nuk mund të bëjnë koalicion dhe me Listën Serbe asesi. Ajo tha se me Lidhjen Demokratike të Kosovës kemi pasur disa përpjekje por ata si parti nuk kanë pranuar.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, kishte dërguar letër drejtuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut por ai kishte refuzuar, kinse për shkak të fjalorit që kishte përdorur Kurti kundrejt tyre.

Ndërsa për partinë Nisma, Haxhiu tha se i shohuim si partnerë. Por sipas saj, nëse LDK mbështet koalicionin me LVV-në, ata janë të hapur ta bëjnë Qeverinë.

Haxhiu tha se PDK duhet të qëndrojë në opozitë edhe një mandat sepse nuk duket e reformuar./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.