Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Me Marrëveshjen e Ohrit, Kurti i ka tradhëtu shqiptarët e Luginës” – Shqiprim Arifi

Gazeta10
01 February 2024 - 23:59

Kryetari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi, në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin sot ka diskutuar për situatat e fundit në vend se dhe për situatën e luginës së Preshevës.

Arifi ka kritikuar kryeministrin e vendit Albin Kurti duke thënë se ai ka tradhëtuar shqiptarët e Luginës me marrëveshjen e Ohrit, raporton Gazeta10.

“Kemi një qeveri tani Kurti 1 dhe Kurti 2  e cila ka tromped shumë tepër që kena me kërku reciprocitetin që kemi me kërku asociacionin por e cila ka përfunduar në marrëveshjen e Ohrit. Në marrëveshjen e Ohrit janë serbët e veriut të përfshirë dhe shqiptarët nuk janë askund të cekur dhe për këtë arsye une e them dhe i qëndëroj asaj se me marrëveshjen e tij qe ka bërë i ka tradhtuar shqiptarët e Luginës”, ka thënë Arifi./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.