
Pas dorëheqjes së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga pozita e tij drejtuese, ka reaguar bashkëshortja e tij, Anita Haradinaj.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Anita ka bërë një reagim emocional, duke shkruar: “Më në fund e fitova burrin tim”, një deklaratë që është interpretuar si një mesazh personal pas vendimit të Haradinajt për t’u tërhequr nga funksioni.
Dorëheqja e liderit të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka nxitur reagime të shumta në skenën politike, ndërsa postimi i bashkëshortes së tij ka marrë vëmendje të madhe në opinionin publik.