
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në seancën e sotme ka kritikuar Qeverinë sa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike, raporton Gazeta10.
Musliu iu është drejtuar Qeverisë si ‘’Qeveri e vitrave”, që me një dorë jep e me dy merr nga qytetarët.
“Keni me u mbajt mend si qeveri e vitrave, kjo është e padiskutueshme. Me njërën dorë ja jepni kah 100 euro lëmosh e me dy duart ja merrni. Keni subvencionuar faturat e energjisë, tash keni rritë faturat e Qeverisë.”, ka thënë Musliu./Gazeta10