
Mbledhja e Qeverisë që ishte paraparë të fillonte në orën 16:00, ka filluar një orë më vonë.
Në fillim të kësaj mbledhjeje, është miratuar pika e dytë e rendit të ditës, Shqyrtimi i Draftit të Raportit 9 mujor Financiar të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ndër të tjera, në këtë mbledhje pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të flas edhe lidhur me qëndrimin e tij të fundit për afatin e konvertimit të targave serbe, ndalimin e vizitës së zv.kryeministrit të Kosovës Besnik Bislimi në Serbi si dhe rreth dialogut Kosovë-Serbi. /Gazeta10