Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Më pak se një orë deri në mbyllje të vendvotimeve, fluks në të gjitha vendvotimet

Gazeta10
09 February 2025 - 18:44

Kur kanë mbetur më pak se një orë deri në mbylljen e vendvotimeve, fluksi i votuesve është rritur ndjeshëm në të gjitha qendrat e votimit.

Në Fakultetin e Edukimit, ku po zhvillohet votimi me kusht, situata është bërë edhe më dinamike.

Ndërsa në orët e hershme të mëngjesit pjesëmarrja ishte e ulët, tashmë korridoret e fakultetit janë mbushur me qytetarë që po presin për të votuar.

Për të përballuar këtë numër të madh votuesish, është shtuar edhe një tavolinë shtesë, duke e çuar në tre numrin e tavolinave të votimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.