Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Me serbët zor me u marrë vesh” – Kumnova: Ndërkombëtarët të jenë më të ashpër ndaj Serbisë

Gazeta10
28 March 2023 - 18:19

Nesrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare si ndërmjetësuese e procesit të dialogut Kosovë-Serbi, që t’i bëjnë presion palës serbe për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.  

Kumnova në Info10 në Kanal10 tha se një kërkesë të tillë u’a ka adresuar edhe personalisht delegacionit serb, por që siç thotë ajo “me serbët zor me u marrë vesh”, shkruan Gazeta10.

“Kam kërkuar drejtëpërdrejt nga pala serbe që na japin informacione, më kanë premtuar, por serbët s’i mbajnë premtimet. Më tepër këtu e fajësoj bashkësinë ndërkombëtare e cila ndërmjetëson këtu, ata duhet t’i bëjnë presion Serbisë për gjetjen e trupave të djemëve tanë. Është një çështje shumë e ndjeshme”, tha tutje Kumnova.

Ndërsa ka komentuar takimin e Ohrit mes kryeministrit Kurti dhe presidentit serb Vuçiq, Kumnova tha se për të tilla takime marrin gjithmonë informacione nga Qeveria e Kosovës, sa herë çështja e të pagjeturve adresohet me delegacionin serb.

“Shpresoj që do të vazhdohet të bisedohet prapë derisa të zgjidhet çeshtja e të zhdukurve. Jemi në kontakt me kryeministrin. Ai gjithëherë ka biseduar. E pse nuk zgjidhet, kjo është çështje politike. Serbia ka vështirë që të jap informacione për këtë çështje. Ne marrim gjithmonë informacione që kanë biseduar. Ne krejt e dimë kush janë ata. Ata janë kriminela që na i kanë marrë fëmijët.”, deklaroi Kumnova në Info10./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.