Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Më shumë se 12 orë nga vrasja në Prishtinë, akoma asnjë i arrestuar për rastin – i dyshuari ende në arrati

Gazeta10
26 March 2025 - 12:51

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku në rrugën “Rrustem Hyseni” janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Viktimë e rastit, siç raportoi Sinjali është Naser Gashi, 62 vjeçar, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u godit edhe me thikë në gjoks.

Është raportuar se i dyshuar për rastin është Alban Gashi. Ndërsa i plagosuri tjetër është Miftar Miftari, 41 vjeçar.

I dyshuari siç merr vesh Gazeta Sinjali ka të kaluar kriminale dhe siç mësohet ka pasur edhe më herët probleme me Miftar Miftarin.

Në momentin e krimit, Alban Gashi, dyshohet se ka qenë i shoqëruar edhe me se paku një person tjetër.

Mirëpo, ani pse kanë kaluar më shumë se 12 orë që kur ka ndodhur krimi, i dyshuari Alban Gashi, vazhdon të jetë ende në arrati.

Kështu kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Nuk ka asnjë të arrestuar për rastin. Prokurori i Shtetit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e Policisë janë duke ndërmarrë masa dhe veprime të nevojshme hetimore mbi këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.