Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Meçi i madh po afron, Neziri bokson me Anzinger

Gazeta10
10 Maj 2024 - 14:57

Turneu tradicional “Ring of Fire” rikthehet përsëri.

E shtuna e 11 majit do të sjellë meçin e shumëpritur të kikboksierit shqiptar, Florient Neziri.

Florient Neziri është emri më i ri shqiptar që po shkëlqen në sportet luftarake.

Florient Neziri do të boksojë kundër Mathias Anzinger, në meçin që do të zhvillohet në Mynih të Gjermanisë, në kuadër të “Ring of Fire 18”.

Saktësisht, ndeshja do të zhvillohet në adresën “Rathauplatz 1, Unterschleissheim.

Neziri, 24-vjeçar, me prejardhje nga Drenica është pjesë e klubit “Fight Poëer Academy” me trajnerin Agron Kurtishi.

Neziri padyshim që pritet të ketë një të ardhme të ndritur në sportet luftarake.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.