
Mediat propagandistike të Serbisë i kanë bërë jehonë deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me shpërnguljen e serbëve nga Kosova, raporton Gazeta10.
Dy nga mediat kryesore propagandistike “Informer” dhe “Alo” e kanë lajmin e deklaratave të Vuçiq-it në ballinat e tyre.
“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, gjatë fjalimit të tij para opinionit publik pas kthimit nga Brukseli tha dje se shërbimet tona inteligjente kanë paralajmëruar serbët nga Kosova e Metohia të cilët janë në listën për likuidim të bërë nga Prishtina dhe të miratuar nga zyrtarë të caktuar partiakë”, ka shkruar ndër të tjera mediumi Alo.
Kujtojmë se dje në një fjalim drejtuar popullit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte thënë se Kosova ka pregatitur dëbimin e serbëve që jetojnë në Kosovë. Ai po ashtu kishte bërë publike pikat e propozimit të Kosovës për një marrëveshje gjithëpërfshirëse si dhe ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, se ka refuzuar propozime që zgjidhnin problemin e targave dhe dokumenteve të kalimit. / Gazeta10.
Këtu keni ballinat e mediave serbe:



