Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mediat serbe i gëzohen refuzimit të ministrit grek të flasë para mbishkrimit “Republika e Kosovës”

Gazeta10
20 December 2022 - 15:37

Mediat serbe kanë raportuar të gjitha për refuzimin e kryediplomatit grek në Prishtinë, Nikos Dendijas që të mbaj një konferencë shtypi para panos ku shkruante “Republika e Kosovës”.

Ato i janë gëzuar këtij lajmi, duke postuar edhe fotografi nga vendi i konferencës ku supozohej të mbahej konferenca.

Në fund, konferenca është mbajtur në një kënd tjetër të sallës në ndërtesën e Ministrisë së Jashtme, ku dukeshin vetëm simbolet shtetërore të dy vendeve./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.