Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mediat serbe të frustruara pas gjestit të Dakut: E quajnë Agim Ramadanin komandant të organizatës terroriste

Gazeta10
11 September 2023 - 13:58

Mediumet serbe assesi nuk po pajtohen me veprimin e sulmuesit Mirlind Daku, i cili pasi shënimit të  gol për Shqipërinë në ndeshjen kundër Polonisë, e hoqi fanellën dhe zbuloi tatuazhin “Katana 138” kushtuar komandantit Agim Ramadani.

Menjëherë pas kësaj kanë reaguar edhe mediat serbe ku kanë kërkuar edhe dënimin e Dakur nga UEFA për veprimin e tij, ndërsa Agim Ramadanit ish komandantit të UÇK-së, e kanë quajtur organizatë terroriste.

“Daku u ndëshkua me karton të verdhë për shkak të heqjes së fanellës, ku me këtë rast zbuloi tatuazhin e tij në shpinë.Në pyetje ishte figura e të ndjerit Agim Ramadani Katana, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës famëkeqe dhe terroriste, e cila luftoi për shkëputjen e Kosovës dhe Metohisë. Në tatuazhin e tij shkruante Katana 138”, ka shkruar e përditshmja serbe “Blic”.

Ky medium ka shkuar edhe më larg, duke thënë se Daku është futbollist i lindur në Serbi, saktësisht Gjilan dhe së fundmi ka vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.