Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Mediumi zviceran: Vetëm Xhaka e ka të sigurt vendin e startues te Zvicra

Gazeta10
07 March 2024 - 13:15

Duhen vetëm edhe 100 ditë derisa të nisë Kampionatin Evropian i futbollit Arsyeja e mjaftueshme kjo që trajnerët e kombëtareve të fillojnë të mendojnë për përzgjedhjen e lojtarëve më të mirë që do të përdoren në këtë kompeticion.

Një vështrim i tillë është bërë për Kombëtaren e Zvicrës nga mediumi zviceran “Blick”, kombëtare kjo në të cilën luajnë shqiptarët Granit Xhaka, Andi Zeqiri dhe Xherdan Shaqiri.

Në mesin e emrave të lartpërmendur, “Blick” e sheh vetëm Granit Xhakën si lojtarin që ka vendin e paprekshëm në formacionin bazë të helvetikëve pasi ka besimin e plotë të trajneri Mura Yakin. E njëjta nuk mund të thuhet edhe për Xherdan Shaqirin, e aq më pak për Andi Zeqirin.

Ky është formacioni i mundshëm i Zvicrës për Euro 2024”

Zvicra: Sommer; Ëidmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Zakaria, Xhaka, Freuler; Vargas, Embolo, Okafor

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.