Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mehaj: Fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur

Gazeta10
11 June 2023 - 17:14

Sot me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës së bashku me fëmijët parakaluan nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri tek sheshi “Skënderbeu”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë.

“Moti me shi nuk i pengoi aspak fëmijët në marshimin e tyre, si ushtarak të vërtetë, ata vazhduan deri në fund. Të gjithë na e dhanë një mesazh të qartë: Detyra, nderi, atdheu! Kjo është e gjitha, kjo është mbi të gjitha”, tha Mehaj.

Mehaj u shpreh se frymëzimin atdhetar e kanë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), që sipas tij, e kanë “mishëruar” me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Fëmijët tanë nuk do të harrojnë nga kemi ardhur, ku jemi dhe ku do të arrijmë. Në këtë vend dje kanë qenë zot stërgjyshërit tanë, sot jemi ne, ndërsa nesër do të jenë këta fëmijë”, shkroi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.