Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Mehaj: FSK e gatshme t’i ofroj trajnime ushtrisë maqedonase

Gazeta10
23 October 2022 - 16:14

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka mbajtur një takim me homologen e tij nga Maqedonia e Veriut, Slavjanka Petrovska, me të cilën thuhet se diskutuan përbashkëpunimin në trajnime, ushtrime të përbashkëta ndërmjet dy ushtrive, raporton Gazeta10.

Sipas Mehajt, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’iu ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit.

“Aktualisht, FSK është e gatshme që ushtrisë maqedonase t’iu ofroj trajnime në fushën e kërkim-shpëtimit, për të cilën ushtarët tanë janë jashtëzakonisht të përgatitur, ndërsa pala maqedonase do të shkëmbej me ne përvojën e reformimit të brendshëm përgjatë rrugëtimit në  procesin për anëtarësim në programin e Partneritetit për Paqe, në të cilin synojmë dhe ne të jemi anëtar”- ka shkruar Mehaj në rrjetin social “Facebook”.

Sipas tij, janë dakorduar të bashkëpunojnë në integrimin e grave në ushtri, shkëmbimi i praktikave më të sukseshme, shkollimi i oficereve dhe trajnimi i tyre./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.