
Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, u ka uruar ushtarakëve të FSK-së dhe qytetarëve të besimit ortodoks Krishtlindjet, raporton Gazeta10.
Ai ka shprehur urimet dhe dëshirat më të mira për familjet e tyre.
“Zoti ju bekoftë me paqe, dashur dhe gëzim”, ka shkruar ndër të tjera Mehaj.
Këtu keni postimin e plotë:
“Ushtarakë të FSK-së e bashkqytetarë të besimit ortodoks,
Me rastin e krishtlindjeve ortodokse, ju shprehë urimet me dëshirat më të mira për ju dhe familjet tuaja.
Zoti ju bekoftë me paqe, dashuri dhe gëzim!
Gëzuar Krishtlindjet!”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10