Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi: Lirimi i Gucatit lajm i gëzueshëm, presim të lirohen edhe të tjerët

Gazeta10
18 October 2023 - 19:15

Lirimi i Hysni Gucatit është hap i mbarë për lirimin e krerëve të tjerë, të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.

Kështu ka thënë kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi gjatë një vizite që sot bëri së bashku me disa nga deputetët e kësaj partie në shtëpinë e ish-kryetarit të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati.

Gucati duke mirëpritur krerët e PDK-së, tha se sot ka ardhur si “zog pa krahë” dhe se ka lënë edhe shtatë bashkëluftëtarë të tjerë, për të cilët gjithë Kosova i pret të vijnë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se pret që nga Haga të lirohen edhe bashkëluftëtarët e tjerë.

“Pa dyshim, se është një nga lajmet më të gëzueshme jo vetëm të këtyre ditëve, por edhe të kësaj periudhë lirimi i Hysni Gucatit. Erdha sot me bashkëpunëtorët e mi nga PDK-ja për të uruar Hysniun dhe familjen e tij, por edhe për të shprehur edhe këtë gëzim që ndjej që një nga çlirimtarët, të cilët e kanë mbajtur për kaq kohë në Hagë, që sot është i lirë dhe i është bashkuar familjes së vet. Ne shpresojmë shumë që edhe shumë shpejt do t’i kemi edhe çlirimtarët e tjerë duke filluar nga Nasimi që presim shpejt, por po ashtu shpresojmë edhe përfundimin që sa më shpejt të proceseve gjyqësore të të gjithëve për t’i pasur sa më shpejt pranë nesh, mesin tonë afër familjarëve të tyre dhe për të qenë brenda Kosovës dhe pranë qytetarëve që gjithmonë i kanë mbështetur e po i mbështesin edhe sot e kësaj dite” tha Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.