Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi me gjashtë pyetje për Albin Kurtin rreth skandalit të ambasadorit Martin Berishaj

Gazeta10
19 Janar 2023 - 12:30

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi është treguar i ashpër sot në seancën e Kuvendit të Kosovës për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj duke kërkuar shkarkim e hetim.

Ai ka thënë se kjo qeveri e skandaleve po i ikë përgjegjësisë që e ka marrë nga populli.

Sipas tij, skandali me Martin Berishajn është i patolerueshëm.

Ai i ka shtruar gjashtë pyetje kryeministrit Kurti që po fshihet pas Martin Berishajt.

  1. Qysh mundet me marrë nënshtetësinë brenda një dite Martin Berishaj dhe të nesërmen të bëhet ambassador?
  2.  Si e mori dritën e gjelbër nga organet e sigurisë brenda një dite?
  3. Këtë javë ministrja Gërvalla tha se i beson atij por pa na treguar pse po e mbron aq shumë?
  4. Si mundet që ai është ende në detyrë dhe nuk është shkarkuar dhe hetuar më tutje?
  5. Kryeministri Kurti duhet të na tregojë se si u përdorën mbi dy milionë euro nga linja Marting Berishaj për fushatën e VV-së që raportuan mediat?
  6. Si mundet kryeministri të hesht për këtë dhe po i dëshmon lidhjet e ngushta që ka me Berishajn e rrjedhimisht me mafinë energjetike në rajon.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.