Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi sërish vizitë zyrtare në SHBA

Gazeta10
29 January 2023 - 12:33

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi do të udhëtojë në fillim të javës së ardhshme për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Lideri i opozitës kosovare është i ftuar të marr pjesë në takimin tradicional të Lutjeve të Mëngjesit ku marrin pjesë qindra liderë, deputetë e diplomatë nga gjitha vendet e botës, si dhe kongresmenë, senatorë e zyrtarë të lartë të shtetit amerikan. 

Zyra e Komunikimit të PDK-së ka konfirmuar se gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara, lideri i PDK-së do të zhvillohë edhe takime tjera në Departamentin Amerikan të Shtetit. 

Ai po ashtu do të ketë takime në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe në të dy Dhomat e Kongresit Amerikan, atë të Përfaqësuesve dhe në Senat. 

Kjo është vizita e dytë në një periudhë të shkurtër që lideri i opozitës kosovare viziton SHBA-të pas asaj që kishte në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.