Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli me gruan vizitojnë Ganimete Musliun: Ke shumë miq e dashamirë që presin rikthimin tënd

Gazeta10
25 April 2024 - 17:07

Ditën e sotme, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi bashkë me gruan e tij, kanë vizituar deputeten nga radhët e kësaj partie, Ganimete Musliu, e cila tanimë ndodhet në Kosovë, pas ndërhyrjes që pati javë më parë në Gjermani.

Krasniqi ka shkruar se janë gëzuar që e kanë gjetur deputeten e PDK-së të buzëqeshur e optimiste.

“I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar”, ka shkruar mes tjerash Krasniqi në Facebook.

Postimi i plotë:

Bashkë me Melizën, vizituam sot shoqen dhe kolegen tonë, Ganimete Musliu, e cila po rikuperohet pas ndërhyrjes kirurgjike që pati në zemër.

U gëzuam që e gjetëm të buzëqeshur, optimiste dhe me sensin e humorit që e karakterizon. I tregova se na ka munguar shumë prezenca e saj në jetën publike, e posaçërisht në seancat e Kuvendit të Kosovës, ku aktivizmi i saj në shërbim të qytetarëve ka qenë gjithmonë i dalluar.

Gane, deri në rehabilitimin tënd të plotë, mos harro se ke shumë miq, kolegë dhe dashamirë që të mbështesin në çdo hap dhe mezi presin rikthimin tënd. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.