Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Memphis Depay drejt kalimit te Atletico Madrid

Gazeta10
12 January 2023 - 18:11

Memphis Depay në janar mund të largohet nga Barcelona, por jo edhe nga La Liga.

Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, Atletico Madridi është në negociata për të transferuar sulmuesin holandez.

Depay po ashtu raportohet se ka pranuar kalimin në “Ëanda Metropolitano”, dhe tani klubi madrilien i mbetet vetëm të negociojë me Barcelonën për shumën e transferimit.

‘Los Colchoneros’ janë në kërkim të një sulmuesi për të mbuluar boshëllëkun që ka lënë Joao Felix, i cili kaloi te Chelsea në formë huazimi.

Holandezi nuk është në planet e trajnerit Xavi Hernandez dhe me shumë gjasë pritet t’i japë fund aventurës së tij te Barcelona gjatë këtij muaji.

Kontrata aktuale e Depayt me Barcelonën skadon në fund të sezonit, dhe ekipi katalan dëshiron që ta largojë atë nga skuadra në janar, përpara se ta humbasë sulmuesin me parametra zero në verë.

28-vjeçari erdhi te Barcelona në vitin 2021 si transfer i lirë, pas një periudhe katërvjeçare që e kishte te Lyoni.

Këtë sezon ai ka zhvilluar katër ndeshje me Barcelonën, prej të cilave ka arritur të shënojë një gol.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.