Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Menaxhimi i financave, sfidues për Fushë Kosovën

Gazeta10
08 December 2022 - 8:18

Në programin “Mëngjesi me Arben Ahmetin” është raportuar se menaxhimi i financava në komunën e Fushë Kosovës ka qenë sfidues gjatë këtij viti.

Kështu është shprehur nënkryetari i kësaj komune, Fadil Krasniqi, i cili ka thënë se janë shfaqur pengesa të ndryshme në realizimin e projekteve.

Këto pengesa sipas tij kanë ardhur si shkak i inflacionit e krizës energjetike, raporton Gazeta10.

Pamvarësisht problemeve që janë shfaqur komuna ka pasur në fokus kulturën dhe rininë.

“Kemi ndërtu edhe shumë salla që vetëm këtë vit kemi paraparë që gjithashtu ta ndërtojmë edhe palestrën sportive tek “Pishat e Sllatinës” që do të kushtojë 2 milionë e 500 euro”, tha ai.

Të pakënaqur me mënyrën se si është shfrytëzuar buxheti komunal janë shprehur analistët e opozitës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë kanë thënë se nuk kanë parë investime sidomos për rininë dhe gratë.

“Nuk shohë ndonjë fokus për barazinë gjinore, dhe i vetmi tentim prej komunës tonë për barazinë gjinore ose për gratë si e kanë cilësu ata, ka qenë blerja e një kremi kundër rrudhave për të gjitha punonjëset gratë në administratën e komunës së Fushë Kosovës”, tha ai.

Përshkak të mos krijimit të grandit të katërt kryetarët e komunave kanë thënë se ju është pamundësuar që të kenë një buxhëet më të madh e më shumë financime të projekteve kapitale./Gazeta10

https://www.youtube.com/watch?v=v5xRazgVJpo

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.