Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Meqë qenka kaq mirë, pse po ikin njerëzit”, “Nuk është qashtu” – Përplasje mes Bajqinovcit e Çollakut

Gazeta10
14 November 2024 - 21:33

Një debat i fort është zhvilluar në studion e emisionit “Politiko” në Kanal 10, mes deputetit të LVV-së Mefail Bajqinovci e analistit Adrian Çollaku, teksa po diskutohej për ikjen e qytetarëve nga vendi e në veçanti ushtarëve të FSK-së si dhe rritjen e pagave në sektorin publik.

Teksa Bajqinvci foli për rritjen e pagave në sektorin publik, ndërhyu Çollaku duke thënë se meqë qenka kaq mirë “pse po ikin ushtarët e policët”.

“Pse po ju ikin policët dhe ushtarët meqë qenka kaq mirë, 11 përqind i ki ikje prej FSK-së, a e dinë pse po ikin, se kryeministri i ka bërë dy gjera, njëherë i ka mashtruar me rritje të pagave edhe në fund a din çfarë koeficienti ia ka bë, rritja është shumë e vogël”, ka thënë Çollaku.

Derisa, Bajqinpvci ka thënë se ky trend i largimit është në gjithë Ballkanin.

“Jo, jo nuk është qashtu ushtari i është ngrit paga për 50 për qind, standar i largimit është në krejt Ballkanit edhe në krejt Evropën, nuk dallojnë”, ka thënë Bajqinovci. /Gazeta 10/ 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.